
PSG mbyll edhe supergoditjen e dytë verore, duke gjetur marrëveshjen me Monakon për të blerë Kilian Mbapenë për 180 milionë euro, plus bonuse. Dy blerjet më të mëdha të historisë, të dyja nga Parisi.
PSG dhe Monako e kanë gjetur formulën për të shmangur "Fair Play-n Financiar" në transferimin Mbapesë. "L'Equipe" shkruante se dy klubet firmosën marrëveshjen për sulmuesin 18-vjeçar, që ai të vijë në "Parc des Princes" në formë huazimi këtë verë dhe të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm.
Nëse marrëveshja do të ishte me detyrim blerjeje, atëherë ajo nuk do të mund të ndodhte dot kurrë, sepse UEFA nuk do ta lejonte. Gjithnjë sipas gazetës franceze, marrëveshja është formalizuar mbrëmjen e së dielës dhe sot ai do të udhëtojë drejt Parisit për të kryer vizitat mjekësore.

Post a Comment