MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home AKTUALITET Dollari në pikën më të ulët të vitit, euro pëson ndryshime në këmbim

Dollari në pikën më të ulët të vitit, euro pëson ndryshime në këmbim

REDAKSIA August 28, 2017 0



Monedha e gjelbër ka vijuar të zhvlerësohet në tregun vendas duke u këmbyer sot me 111.25 lekë, rreth 1.09 lekë më pak se fundi i javës së kaluar.

Viti 2017 u hap me nivele të larta të këmbimit të dollarit përkundrejt lekut, ku një dollar blihej sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 129.75 lekë. Nga atëherë dollari është zhvlerësuar në vend me gati 18.5 lekë.

Rënia e dollarit lidhet kryesisht me zhvlerësimin e tij në tregjet ndërkombëtare, por edhe me faktin që euro në tregun vendas vijon të mbetet e dobët, pavarësisht se ajo po vlerësohet në bursat ndërkombëtare, duke tërhequr poshtë edhe dollarin.

Zhvlerësimi i monedhës së gjelbër vjen pas një periudhe “të artë” për të. Dollari u forcua përkundrejt monedhës europiane në fillim me zgjedhjen e Presidentit amerikan Donald Trump dhe më pas nën ndikimin e vendimit të Rezervës Federale për të rritur normat e interesit. Këmbimi i euros dhe dollarit thuaje arriti në barazim.

Dollari amerikan po kalon një periudhë të dobët edhe përkundrejt euros në tregjet ndërkombëtare, ku sipas Reuters një euro këmbehej sot në tregjet ndërkombëtare me 1.1934 dollarë.

Euro ka vijuar rritjen
Monedha europiane ka shënuar ditën e katërt me rritje në tregun vendas. Një euro është këmbyer me 132.64 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Sipas ekspertëve rritja euros pritet pas me përfundimin e sezonit veror shuhen dhe efektet sezonale që kanë mbajtur euron në nivele të dobëta këmbimi, si fluksi i turistëve dhe i emigrantëve./Monitor
Tags: AKTUALITET
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *