Ella Faria është 1 vjeçe dhe po mëson të flasë. Nuk është e thjeshtë; ajo dëgjon anglisht, gjuhën iraniane të babait dhe shqip, gjuhën mëmë të mamasë Emina Cunmulaj.
Megjithatë, anglishtja është gjuha kryesore pasi jetojnë në Beverly Hills, Kaliforni. Por Emina, si një shqiptare e vërtetë, e ka gjetur mënyrën për t’ia mësuar shqipen së bijës duke ia integruar gjuhën në aktivitetin më të pëlqyer të fëmijëve: duke parë filma.

Emina tregoi në Instagram se e bija shikon një prej filmave më të suksesshëm të Disney-t viteve të fundit, “Moana”, por e shikon të dubluar në shqip.

Pas pushimeve të gjata me bashkëshortin Sam Nazarian dhe Ella-n e vogël, me jaht nëpër ishujt më të bukur grekë, Emina u drejtua për në Shqipëri, ku vizitoi disa nga familjet më të varfra në fshatrat veriore shqiptare, duke u shprehur e pikëlluar për atë që pa .
Më pas, bashkë me vajzën vijoi udhëtimin nëpër Ballkan duke iu drejtuar Kroacisë dhe tani, janë kthyer më në fund në shtëpi.



Post a Comment