
“Metalurgjiku i Elbasanit” është një tog fjalësh që të gjithë e dinë se kujt i referohet, por kush flet për ndotjen e këtij qyteti?!
Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ për një problem serioz të ndotjes në Elbasan.
Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në fshatin Balldren në Elbasan dhe ndotja është alarmante. Është hapur një fabrikë e re për përpunimin e kromit, por pa asnjë kusht, sepse ajo ndot tmerrësisht shumë. Është Ferokromi i ri dhe sa është ndërtuar, këtu tek në është i gjithë vendi me fabrika dhe ajri është komplet helm dhe gaz”, përfundoi qytetarja.
Është dramatike kur e mendon se në një territor si Shqipëria ku ajri duket të konkurrojë me alpet e Zvicrës, njerëzit të detyrohen që të mos hapin kurrë dritaret për shkak të ndotjes.

Post a Comment