Aliu 16 vjeçar u largua nga një jetë me strese dhe shqetësime në vendlindjen e tij, Shqipërinë.
Kaloi në Europë përmes Calais-it, u nis drejt Anglisë dhe një jete të re. Gjatë 2 viteve të fundit, familja e tij e re kujdestare, i ka dhënë të gjithë dashurinë dhe përkrahje që ai kurrë nuk e kishte pasur në fëmijëri, duke bërë të mundur që ai të zhvillohet si person dhe si kuzhinier.
Tani Ali është 18-vjeç dhe jeton në Britaninë e Madhe, teksa karriera e tij si një nga kuzhinierët më të mirë adoleshentë të Britanisë, po bëhet dita-ditës realitet.
Por tani iu tha se do duhet të lërë Britaninë dhe të kthehet në Shqipëri.
Vetë shqiptari dhe John Stokes, kujdestari i tij, po luftojnë që Ali të lejohet të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë.
John Stokes, i cili merr fëmijët si kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingswood, ka treguar historinë e Aliut.
Ali, tani 18 vjeç, sapo ka përfunduar vitin e tij të dytë të kursit të teknologjisë ushqimore në Kolegjin e Shkollës së qytetit Bristol ‘Akademinë e Mjeshtërive’ në Hengrovë dhe ka shkëlqyer në rezultate, megjithë fillimin e vonshëm brenda disa javëve të mbërritjes në Bristol dhe mosnjohjes së ndonjë fjale teknike në anglisht për përbërësit, pajisjet ose metodat e gatimit.
Ai është tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, duke përfunduar në 3 më të mirër në një konkurs kombëtar, duke u kërkuar nga kolegji për të prodhuar ushqim për ngjarje të veçanta.
Ai i bëri përshtypje Simon Hulstës, kuzhinierit të yllit Michelin që drejton një restorant në Devon dhe ai e ka futur Aliun në kuzhinë dhe është bashkuar me luftën për të bindur autoritetet që ta lejojnë të qëndrojë në Britani të Madhe djaloshin shqiptar. John Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në Shqipërinë rurale, sepse keqtrajtohej nga familja e tij, shpesh kyçej në një kasolle dhe rrallë i lejohej të shkonte në shkollë.
Ai u largua nga Shqipëria dy vjet më parë dhe qëllimi i tij ishte thjesht të dilte jashtë. U deshën disa javë për të arritur këtu”, tha John Stokes.
Aliu fillimisht ka aplikuar për azil si një i mitur i pashoqëruar, por nuk i është aprovuar sepse politika e BE-së për njerëzit që largohen nga Shqipëria është se të gjithë duhet të kthehen.
Atij iu dha një vizë e përkohshme e cila mbaroi kur ishte 17 vjeç e gjysmë, por një kërkesë e re për për të qëndruar në Britani, e bërë në nëntor 2016, u kundërshtua disa javë më parë.
Kujdestari dhe miqtë e tij tani po planifikojnë të apelojnë kundër këtij refuzimi dhe John Stokes ka ngritur një faqe për mbledhjen e fondeve dhe një fushatë # Future4Ali.


Post a Comment