
Tifozët e Notingem Forestit ishin boll të zemëruar për humbjen e skuadrës së tyre 1-0 në pushim të ndeshjes kundër Lidsit.
Por ajo që i tërboi më shumë ata ishte që nuk blenë dot byrekun e fundit në dyqanin e stadiumit në pushimin e pjesës së parë.
Dy tifozë po prisnin me durim në radhë në "City Ground" për të ngopur stomakun në pritje të fillimit të pjesës së dytë, shkruan "Panorama Sport".
Por kur iu komunikua se kishte mbetur vetëm një byrek i fundit, ata nisën debatin, i cili degjeneroi deri në përdorimin e grushteve në stadium. Se kush e mori byrekun e fundit, mbetet ende një mister.

Post a Comment