Home SPORT Milani zyrtarizon "bombën" e merkatos, sulmuesi që prisnin të gjithë po kryen vizitat mjeksore
Milani zyrtarizon "bombën" e merkatos, sulmuesi që prisnin të gjithë po kryen vizitat mjeksore
REDAKSIA August 21, 2017 0
Telenovela e merkatos së kësaj vere për transferimin e sulmuesit kroat, Nikola Kalinic te Milani mbërrin në një fund pozitiv për të dyja palët.
Ekipi i drejtuar nga Montella arriti më në fund të bindë Fiorentinën për të marrë futbollistin që pritej prej shumë kohësh.
Akordi mes ekipit të Firences dhe kuqezinjve u arrit mbi bazën e një huazimi me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset. Sulmuesi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë.
Pas një merkatoje të kaluar mes fishekzjarreve, Milani i dorëzon kështu trajnerit Montella xhevahirin e fundit që garanton gola. Mes shumë emrave, zgjedhja ra mbi Kalinic, por pavarësisht akordit me lojtarin, çmimi i kartonit zgjati tratativat deri në këtë pikë.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)


Post a Comment