
Xhani De Biazi nuk i ndahet Shqipërisë. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta pranë ish-trajnerit se ky i fundit pritet të ndjekë tashmë në rolin e një tifozi Kombëtaren kuqezi në ndeshjen kundër Lihteshtejnit në "Elbasan Arena" më 2 shtator.
Që pas largimit nga stoli i Shqipërisë, marrëdhëniet e De Biazit dhe zyrtarët e FSHF-së vazhdojnë të jenë të ngushta. Ish-trajneri ka shumë miq në Shqipëri dhe mbi të gjitha ka premtuar se do të mbetet tifoz i kuqezinjve. Njëkohësisht ai do shohë nga afër punën e pasardhësit të tij, Cristian Panuci.

Post a Comment