MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home LAJME Operacioni në “Don Bosko”, policia jep detaje

Operacioni në “Don Bosko”, policia jep detaje

REDAKSIA August 02, 2017 0

3 të arrestuar, 1 i shpallur në kërkim, kokainë e para të sekuestruara. Është ky rezutati i operacionit antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e së martën në kryeqytet.
Në një njoftim të sajin, policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi këtë operacion, që çoi edhe në plagosjen e një prej të arrestuarve, pasi nuk iu bind urdhërit të policisë.
Kështu policia sqaron se, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative dispononte informacion se Blendi Peca, Arbër Murati dhe Ardit Murati, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të kokainës në zonën e Don Boskos.
Për këtë arsye u organizua operacioni “Përpjekje e dështuar” për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
Blendi Peca është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip “Citroen”, në zonën e Don Boskos. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit.
I është bërë shenja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin “Policia”, por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë.
Në këto kushte, punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për t’u larguar.
Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, 27 – vjeçari B.P, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi kokaine, e cila rezultoi e peshës 385 gramë.
Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e Arbër Muratit, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi kokaine e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan.
Për pasojë u arrestuan Blendi Peca, 27 vjeç, banues në Tiranë; Ardit Murati, 24 vjeç, dhe Shehat Murati, 50 vjeç, banues në Tiranë (at dhe bir).
U shpall në kërkim shtetasi; A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i Shehatit.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 435.2 gramë kokainë, 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, mjeti tip ” Citroen”, peshore elektronike, dorezë metalike.
Veprimet proceduriale u monitoruan nga SHÇBA dhe Prokurori i gatshëm
Tags: KRYESORET LAJME
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *