Dasma e reperit kosovar dhe moderatores shqiptare është një nga më të komentuarat kohët e fundit.
Po flasim për dasmën e Marinës dhe Getoarit e cila siç dihej do të mbahet më 10 shtator. Në fillim ishte folur se do bëheshin dy dasma, një në Tiranë dhe një në Prishtinë, por kjo e fundit është anuluar duke mbetur vetëm tek njëra.
Ndërkohë Albana Osmani ka zbuluar një tjetër detaj interesant nga dasma e çiftit, dhe bëhet fjalë pikërisht për ftesat unike për çdo të ftuar.
“Çdo ftesë është unike dhe e imja është me luledielli. Te trashëgoheni. Marina te dua shoqe. Kush do jete nusja me e bukur ne bote kuuuuush ?!”, ka shkruar Albana bashkangjitur fotos së postuar në Instagram.



Post a Comment