Mbi 150,000 njerëz firmosën peticionin kundër Brigitte dhe popullariteti i Macron ka rënë në 36%. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Macron premtoi se do të qartësonte rolin e partneres së presidentit, dhe në të njëjtën kohë premtoi të forconte ligjet e moralitetit, duke ndaluar zyrtarët të punësonin të afërmit e tyre.

Artisti dhe autori që nisi peticionin, Thierry Paul Valette tha se: “Nuk ka asnjë arsye që e përligj marrjen e fondeve publike nga partnerja e presidentit. Momentalisht, Brigitte Macron ka dy ose tre ndihmësi, dy sekretare dhe dy truproja, kaq janë mjaftueshëm. Është në dorë të francezëve dhe të askujt tjetër, të vendosin kush do t’i përfaqësojë. Më shumë se 665% janë kundër krijimit të një statusi zyrtar për Brigitte Macron.”
Homologët e Brigitte në Europë, bashkëshortët e kancelares Angela Merkel apo kryeministres britanike, Theresa May, nuk kanë një rol zyrtar. Në kontrast, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ka një ekip prej 12 personash dhe një status zyrtar./The Guardian


Post a Comment