
Këngëtarja e njohur Enca me sa duket i ka ardhur në majë të hundës me të gjitha dasmat e personazheve publikë dhe për këtë ka reaguar në profilin e saj në Instagram.
Ajo nuk është parë në asnjërën prej dasmave të fundit të VIP-ave shqiptare dhe duket se buja që kanë bërë këto të fundit ku kanë qenë të ftuar të gjithë personazhet publikë e ka bezdisur.
Këngëtarja ka shprehur disa fjalë në profilin e saj në Instagram në lidhje me eventet më të përfolura të momentit.
Me gjithë këto dasma që po bëhen, kam nisur të mendoj për veten. E dini çfarë... askush nuk do ta dijë kur unë të martohem. Mbase unë jam martuar qëkur dhe askush prej jush s’e di,- shprehet ajo në një Instastory.




Post a Comment