MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home SHOWBIZ Aurela Gaçe tregon propozim e pazakontë për martesë, por reagimi i të atit "i prish planet"

Aurela Gaçe tregon propozim e pazakontë për martesë, por reagimi i të atit "i prish planet"

REDAKSIA September 16, 2017 0

Aurela Gaçe gjithnjë ka nga një histori interesante dhe për të qeshur te cilën e ndanë me publikun. Këngëtarja mbrëmjen e sotme është e ftuara e Ermal Mamaqit në “Xing”, ku ka treguar sesi kur ishte 23 vjeçe dhe kishte marrë famë në Tiranë, ka marrë një propozim aspak të zakonshëm për martesë.

‘Troket dera në shtëpi. Ime motër shikon nga syri magjik dhe ngaqë nuk e njihte atë burrin, i thotë: ‘Babi nuk ndodhet këtu dhe hajde në orën 4.’-tregoi Gaçe.

‘Ora 4 pa 1 minutë, vjen ky. Hap derën babi dhe ai i tha: ‘Mirëdita, unë jam ‘Koçi’. Ishte veshur me kostum dhe bën të hyjë brenda në shtëpi. I tha babi: ‘Një sekondë se nuk të njoh, si hyn kështu në shtëpinë e tjetrit?’- rrëfeu këngëtarja duke cituar të atin e më pas ‘Koçin’, që i kishte thënë se kishte ardhur të fliste me të ‘si burri me burrit’.

‘Del mami: ‘Çfarë do ore? Kush je ti?’ Ndërsa ky i përgjigjet: ‘Zonjë ju lutem, nuk kam ardhur të flas me ju, kam ardhur të flas me këtë zotërinë këtu!’-vijoi rrëfimin Aurela Gaçe duke qeshur.

Ajo tregoi sesi në këtë mënyrë zotëria kishte këmbëngulur për minuta të tëra në derën e shtëpisë së saj, derisa më në fund, e ëma e kishte pyetur:

‘Mos do nuse ti?’ Dhe Aurela vijon të tregojë të gjithë dialogun:

-Eh- i tha ai.

-Kë do, mua?!-i tha mami.

-Jo.- tha ai.

-Po kë do? Lelën (Aurelën)?

-Eh.- tha ai. Mami e mori me të qeshur, me sportivitet, por babi e mori shumë seriozisht.

I tha:

-E njeh vajzën time ti?

-E njoh, e kam parë në televizor.-i tha ai.

Aty babi filloi logjikën e ftohtë dhe i tha:

-Çfarë arsimi keni ju?

-8- vjeçare.- tha ai.

I thotë babi:

-Më fal por çfarë pune bën?

-Zetorist.- i tha ai


Sa më shumë ai përgjigjej qetësisht dhe i bindur për atë që kërkonte, aq më shumë acarohej babi im. Dhe imagjino të acarohet babi im, ai nuk acarohet kollaj.

I tha babi:

-E di ti që vajza ime është artiste?

-E di.- i tha ai

-Po e di që vajza ime shkon në shkollë për arte?!

-E di.

-Dhe ti mat hapin tënd me hapin e vajzës sime?!

Dhe ai qetësisht:

-Po njeriu e hedh një hap në jetë!
- rrëfeu këngëtarja duke shkaktuar të qeshura të shumta.
Tags: FUN KRYESORET LAJME SHOWBIZ
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *