MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home LAJME Cili shtet ka më shumë emigrantë shqiptarë dhe nga vijnë paratë e shumta?

Cili shtet ka më shumë emigrantë shqiptarë dhe nga vijnë paratë e shumta?

REDAKSIA September 12, 2017 0


Paratë që emigrantët, të cilët punojnë jashtë vendit kanë sjellë tek të afërmit e tyre në fshatrat dhe qytetet shqiptare në gjashtë muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016.

Që prej vitit 2013, kur remitancat arritën nivelin më të ulët të dekadës së fundit, duke sinjalizuar fundin e një cikli, teksa emigrantët e larguar prej vitesh po i shkëpusnin lidhjet me vendin mëmë, ato filluan të rriten në mënyrë të papritur në 2014-n e më tej, ndonëse me ritme të ngadalësuara. Kjo tendencë reflektoi rigjallërimin e ciklit të emigracionit, teksa duke filluar nga viti 2014, bilanci neto i emigracionit filloi të përkeqësohej sërish. Vetëm në vitin 2015, numri i atyre që kërkuan azil në shtetet e BE-së arriti në 67 mijë persona. Më pas ai ka rënë ndjeshëm, por shqiptarët vijojnë të renditen të parët në kërkesat për azil sidomos në Gjermani e Francë. Ndonëse një pjesë e konsiderueshme e tyre kthehen, teksa Shqipëria nuk është në listën e vendeve me rrezik dhe përparësi kanë emigrantët që i ikin luftës, një pjesë e tyre arrijnë të qëndrojnë dhe të integrohen gradualisht, por gjithnjë me kokën pas.

Pas viteve ’90, prurjet e emigrantëve kanë qenë një burim i rëndësishëm për financimin e konsumit dhe zbutjen e varfërisë, sidomos në zonat e thella rurale.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 10 mijë.

Sipas Censusit të fundit të INSTAT-it, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë 40% të atyre që banojnë në vend./Monitor
Tags: AKTUALITET KRYESORET LAJME
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *