Policia ka dhënë disa detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku në një banesë janë djegur trinjakët.Fëmijët e moshës vetëm 3 vjeç kanë qenë të vetëm në banesë. Sipas njoftimit policor, nëna e fëmijëve ka qenë larg banesës kur edhe ka ndodhur ngjarja. Kur ajo ishte kthyer kishte gjetur banesën në flakë dhe kur ka hyrë brenda ka parë pamjen e tmerrshme, ku fëmijët e saj ishin shkrumbuar dhe nuk ishin më gjallë. Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar në lidhje me faktin se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesën në Rromanat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 minuta në banesën e shtetasit G.Konçi.
Forcat blu kanë thënë se fëmijët ka dyshime se kanë qenë duke luajtur me shkrepëse. Nëna ka thënë se i ka mbyllur fëmijët vetëm në shtëpi.

Post a Comment