Banorët panë gjakun që dilte pranë një varri pranë një agjencie funeralesh, duke mbetur të shokuar.
U desh disa ditë që të sqarohej situata, por lajmi bëri bujë në të gjithë botën, për shkak të misterit që fshihte pas.
Nga hetimet e para u zbulua se rrjedhja e lëngut me përbërje gjaku, ndodhi për shkak të dëmtimit të një rezervuari të agjencisë funerale, për shkak të bllokimit të një valvule.
Shtëpia e funeraleve kërkoi ndjesë për këtë rrëmujë të krijuar dhe në një deklaratë për shtyp bëri me dije se do të rregullojë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur. Gjaku u fshi nga rrugët dhe zona u dezinfektua.


Post a Comment