Skena është filmuar nga një qytetar i tretë, i cili ka thënë për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Një video që policët e ofendojnë shoferin pasi i bëjnë edhe presion. Polici shofer me targa private dhe për më tepër pa kaskën mbrojtëse, me syze në ballë dhe që bën si gangster, gjithçka duket në video që e kam filmuar në unazë, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.”
Por cila mund të ketë qenë arsyeja e këtyre ofendimeve, qytetari tregon:
Polici e ofendoi djalin që në fillim e i tha pse nuk e hap krahun ti o ka*uc. Donte ta parakalonte me motor dhe djali nuk kishte si ta hapte krahun sepse ishte në trafik.”
Pra, ata që duhet të ruajnë rendin dhe sigurinë qenkan ata që nxisin trazira? Apo e kuptuam ne gabim?!
Më e rënda në gjithë këtë video është se policët i flasin qytetarit në timon përgjatë rrugës duke u bërë edhe burim gati i sigurtë aksidenti


Post a Comment