
Kur u përmen si emër për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendëshme u duk befasi e madhe.
Bëhet fjalë për Selami Shkodrën, njeriun e afërt të Rrahim Pacollit, sekretarin organizativ të AKR-së.
Mirëpo, Shkodra përmes një reagimi në facebook ka thënë se nuk do që të jetë pjesë e kësaj qeverie.
"Të nderuar miq, ju njoftoj se nuk pranoj të jem pjesë e kësaj qeverie. Me respekt! S.Shkodra" ka shkruar ai.
Në vend të tij AKR-ja si ministër të Punëve të Brendëshme ka propozuar Flamur Sefaj.

Post a Comment