MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home TRAVEL La Repubblica: Italianët janë magjepsur nga Shqipëria, 56% më shumë turistë se një vit më parë

La Repubblica: Italianët janë magjepsur nga Shqipëria, 56% më shumë turistë se një vit më parë

REDAKSIA September 03, 2017 0


Media italiane “La Repubblica” i ka dedikuar sot një artikull turizmit në Shqipëri e numrit të madh të turistëve italianë që sivjet kanë zgjedhur për të kaluar pushimet në vendin tonë.


“Italianët janë magjepsur nga Shqipëria,- shkruan e përditshmja italiane- “Këtu me 30 euro flihet në hotel e 10 euro kushton darka.”


Sipas të dhënave të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, prej janarit e deri më korrik të 2017 në Shqipëri kanë pushuar rreth 182 mijë italianë, 56 % më shumë se sa një vit më parë.

Shqipëria mbetet deri më tani vendi bregdetar më i preferuar për italianët. me struktura të reja me kosto të ulët, me restorante me ushqim deti të pranueshme për portofolet jo të pasura. me plazhe parajse të arritshme pa shpenzime marramendëse”, shkruan “La Repubblica”.

Por jo vetëm. Prej disa kohësh, malet e shtigjet aventureske kanë entuziazmuar turistët që vijnë për të bërë trekking, ngjitje, rafting e parashutizëm.”

Ardit Collaku, drejtori i Agjensisë Kombëtare të Turizmit,përgjatë gjithë verës ka qënë në kontakt të përhershëm me konsullin shqiptar në Bari, Adrian Haskaj. Qyteti i Barit, kjo kryeqëndër e rajonit të Puglias, mbetet Porta e Lindjes për këdo që do të vizitoj vendin e shqiponjave me pak shpenzime, duke preferuar udhëtimin përmes detit e jo atë në rrugë ajrore.”

Ugo Patroni Griffi , kryetari i Autoritetit të Portit, ka konfermuar për median italiane se “63% i pasagjerëve që udhëtojnë përmes Barit, shkojnë e vijnë nga Shqipëria, e ky trend është gjithnjë e në rritje, Gjatë muajve korrik e gusht kanë transiti drejt Shqipërisë është rritur me 4 % në krahasim me 2016;”

Në bazë të numrit të lartë të turistëve e për të reduktuar pritjen e radhët e gjata, Autoriteti i Portit të Barit ka nënshkruar me konsullatën shqitpare në Bari një marrëveshje në shërbim të përmirësimit të kontrollit kufitar.”

Për “La Repubblica”, përfaqësuesi i agjencisë turistike italiane “Go4sea”, Tommaso Valenzano, që prej vitesh organizon paketa pushimesh për qytetarët italianë të rajonit të Puglias, thotë se “aktualisht Shqipëria mbetet vendi me raportin më të mirë mes çmimit e cilësisë. Nga ana tjetër mes Adriatikut, Jonit dhe Egjeut, me vendin e Skëndërbeut mund të konkurroj vetëm Mali i Zi ose ndoshta Korfuzi që përballet gjeografikisht me Sarandën”, shprehet ai.

Për agjencinë turistike italiane një javë pushime në bregdetin shqiptar, çmimet variojnë nga 400 euro në një apartament në 600 euro në një hotel me 4 yje, duke përfshirë dhe udhëtimin me anije. Ndërsa për një javë pushime ne Korfuz çmimet variojnë nga 1000- 1300 euro e në një cilësi minore.
Tags: AKTUALITET KRYESORET LAJME TRAVEL
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *