Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e dikatarorit Enver Hoxha për 41 vite me rradhë dhe sigurisht që gjatë asaj periudhe ajo nuk ka pasur probleme financiare, por edhe tani që ajo është në pension me sa duket nuk e ka këtë shqetësim.
E veja e Hoxhës është një nga 1 mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3.911 lekësh të rinj në muaj. Ajo merr një pension prej 23.996 lekësh, shto këtu edhe shpërblimin si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total shkojnë 28 mijë lekë të rinj në muaj.
Nexhmije Hoxha ka dalë në pension që prej vitit 1991 dhe merr një pension që është afërsisht dy herë më i lartë sesa pensionet e tjera, për shkakun se në kohën e komunizmit ka qenë zyrtare me pagë të lartë mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj.


Post a Comment