
I ftuar në emisionin “Pop Culture’ në ‘Top Channel’, artisti Robert Aliaj foli rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale duke folur si gjithnjë pa dorashka për ato që ai mendon.
Por në një pjesë të emisionit ku Robertit iu kërkua të komentonte disa prej personazheve që shfaqeshin në ekran, me siguri të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura. Pasi në ekran u shfaq një foto e prezantueses Luana Vjollca, Aliaj u përgjigj: ‘Kush është kjo?’

Moderatori Kelvi Kadilli, i shpjegoi se Vjollca ishte prezantuese dhe në atë moment ai u shpreh: ‘Betohem që nuk e kam parë kurrë të prezantojë!’
Më tej Robert Aliaj shtoi se e kishte parë diku Luanën, por asnjëherë në rolin e prezantueses.

Post a Comment