MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home LAJME Rrëfimi i binjakeve nga Patosi, sot shkencëtare në Angli: Si u fshehëm me babin poshtë maunes

Rrëfimi i binjakeve nga Patosi, sot shkencëtare në Angli: Si u fshehëm me babin poshtë maunes

REDAKSIA September 23, 2017 0

Historia e Argitës dhe Detinës, binjakeve nga Patosi, ngjan si një film. Kur ishin vetëm 13 vjeç, ato nisen në një udhëtim të vështirë për në Angli, ku ndjeheshin si kriminele të pafajshme.

Ishte viti 1999 dhe prindërit e Detinës e Argitës, ishin të vendosur për tu larguar nga Shqipëria. Anglia ishte mundësia më e mirë dhe si shumë familje të tjera, kontaktuan me grupe, të cilat dërgonin ilegalisht njerëz jashtë shtetit. Shumicën e shumës familja Zalli u detyrua që t’a merrte borxh.

Edhe pse iu premtua rrugëtimi me avion, ata përfunduan si thasë sipër një mauneje. Pas një udhëtimi të lodhshëm, prej 8 ditësh e tetë netësh arritën në Angli. Por, përsëri vitet e para nuk ishin aspak të lehta për ata.

Edhe dy motrat u detyruan të punonin, në fillim si kameriere, ku detyroheshin të vishnin këpucë me taka, që pronari i hotelit të besonte se ishin 15 vjeçe.

Sot, 31 vjeçaret kanë arritur shumë lart, por asgjë nuk ka ndryshuar, ato vazhdojnë të jenë të thjeshta dhe humane. Me një vullnet për tu admiruar, motrat Zalli kanë arritur majat e shkencës për mjekësi molekulare.

Janë krenare që janë shqiptare, e këtë gjë duan ta tregojnë kudo që shkojnë. Por, jo nga ato atdhedashëse vetëm për flamurin, vajzat nga Patosi, ndihmojnë studentë shqiptarë si të vazhdojnë studimet në Angli, duke bërë kurse. Pasi sado larg të jenë, ato gjithmonë do të japin për Shqipërinë, pa pritur gjë në këmbim.

Lexoni rrëfimin e plotë të dy motrave për dritare.net.


U larguat për në Angli në vitin 1999, në një rrugëtim të gjatë e të vështirë. Por, çfarë po linte pas familja Zalli dhe me çfarë u përballët në Folkestone?

Detina- Pas po linim njerëzit tanë më të dashur, por mbi të gjitha gjyshen tonë Lako, të cilën kur e takuam, nuk i thamë që të nesërmen do të niseshim për në Angli. Prindërit, lanë familjet, shtëpinë e gjithçka çfarë kishin ngritur.

Argita- Por, më tepër ne lamë pas ndjenjën e të qenit fëmijë. Kur erdhëm në Angli harruam të merrnim frymë thellë dhe të shijonim ajrin e pastër, e të shikonim perëndimin e diellit.

Folkestoni përfaqësonte derën e shndërrimit. Situata e vështirë që ndodheshim na vodhi fëmijërinë. Filluam të punonim si kamariere në moshën 13 vjeçare, vishnim këpucë me taka, në mënyrë që pronari i hotelit, të besonte se ne ishim 15 vjeçe dhe kishim eksperiencë.

Kishim marrë përgjigje negative nga Home Office dhe mund të na kthenin në çdo moment në Shqipëri. Ndaj duhet të punonim në mënyrë që të ndihmonim prindërit, për të larë të paktën një pjesë të borxhit.

Njëkohësisht, filluam të përkthenim nëpër spitale dhe shërbime sociale për shumë familje shqiptarësh. Ndonjëherë isha e nxehur me jetën, përse duhet të punoja?! Përse duhet të përfshihesha në çdo çështje ligjore apo takimet me avokatët?!

Shkolla ishte një vend i ftohtë. Nuk kishim shokë apo shoqe në shkollë. Ditëlindjet ishin një tortë e ngurtë me qiriun e flaktë që fikej përpara se të ndizej. Ato kohë nuk na mungojnë, por janë pikërisht ato kohë që na bën të jemi ato që jemi sot.

Ju ishit vetëm 13 vjeçe, por e kuptonit se çfarë po ndodhte teksa kalonit telat, e qëndronit të fshehur si të ishit kriminele të pafajshme?

Argita- Patjetër, e dinim se ishim ilegalë. Por, nuk e dinim se deri në çfarë pike ky akt, mund të quhej krim. Kishim shumë frikë, por besonim shumë tek mami dhe babi.

Detina- Siç tha edhe ju, ishim kriminele të pafajshme. Pas kalimit të telave më kujtohet që sëbashku me babin u fshehëm poshtë një maune të madhe. Më kujtohen këpucët e zeza të policit francez dhe kanaçja e coca-colës, që ai gjuante sikur të ishte një top futbolli, e unë dhe babi ishim të vetmit spektatorë. Ishin momente drithëruese, kisha frikë, por ndërsa babi më pyeste me shenja nëse isha mirë, unë vetëm i buzëqeshja dhe i shtrëngoja fort dorën.

Nga mësuesit e keni ndjerë ndonjëherë peshën e të qenit nga një shtet, i cili praktikisht ishte i panjohur?

Argita- Mësuesit në Angli kanë qenë të mrekullueshëm me ne. Na vlerësonin shumë dhe gjithmonë na kanë ndihmuar.

Detina- Madje, drejtori i shkollës, Mr.Fox, na mbante si shembull për të gjithë studentët e tjerë. Ndërkohë fëmijët që na sulmonin, më tepër e bënin se kishin problem familjare dhe atë zemërimin e tyre e nxirrnin tek ne. Por, ishin thjeshtë fëmijë.

Cila ka qenë forca juaj, që ju ka shtyrë gjithmonë të ecnit para, pavarësisht se ju kanë vendosur shpesh kallama gjatë rrugës?

Argita- Forca e sakrificës dhe e dashurisë të prindërve tanë. U detyroheshim shumë atyre, ndaj ishim të vendosura të ecnim përpara. Kemi qenë gjithmonë shumë ambicioze dhe për më tepër kemi pasur gjithmonë njëra-tjetrën. Dhe kjo ka qenë një mbështetje e madhe./dritare
Tags: BOTA KRYESORET LAJME
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *