Fëmijët e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.
Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla. E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë se teksti është blerë në ofertë, me çmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.
Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe. Emisioni ”STOP” bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë se të tillë terma e në këtë moshë i dëmtojnë fëmijët.
Home LAJME Skandal në tekstet shkollore të klasave të treta : Gjatë marrdhënieve seksuale p****i hyn në ...
Skandal në tekstet shkollore të klasave të treta : Gjatë marrdhënieve seksuale p****i hyn në ...
REDAKSIA September 22, 2017 0
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)


Post a Comment