MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home LAJME Skandali i radarëve të fikur, “shpërthen” Rama ndaj Xhafajt: Zgjo prokurorinë, shteti në gjumë e trafikantët në punë

Skandali i radarëve të fikur, “shpërthen” Rama ndaj Xhafajt: Zgjo prokurorinë, shteti në gjumë e trafikantët në punë

REDAKSIA September 21, 2017 0

Prej ditësh u bë publike skandali i sistemit të radarëve të vëzhgimit të hapësirës detare, por duket se ende nuk kanë nisur hetimet nga ana e Prokurorisë.

Është nënkryetari i LSI, Luan Rama ai i cili i bën thirrje Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që të “zgjojë” Prokurorinë dhe të nisë hetimet, pasi sipas tij organi i akuzës është i vetmi institucion që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit.

REAGIMI I PLOTË
Radarët të fikur,
trafikantët në punë,
shteti fle gjumë!...
Megjithëse po bëhet një muaj që prej denoncimit publik të faktit se sistemi i radarëve të vëzhgimit të hapësirës tonë detare nuk funksionon, ç'ka ka çuar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako në dështimin e operacioneve të Policisë së Shtetit për bllokimin e trafikimit të drogës përmes detit, ende nuk ka një reagim zyrtar e të përgjegjshëm nga Prokuroria në lidhje me këtë çështje!Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë!

E në përpjekje për ta "prishur" këtë trinitet kriminal, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh para disa ditësh: "garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje!"Pa e vënë në dyshim as vullnetin dhe as vendosmërinë e zotit ministër, deklarata e tij ka një nonsens, sepse nuk mund ta nisë ai hetimin e kësaj çështjeje, pasi nuk ka asnjë tagër ligjor! Përveç kësaj, për sa kohë dimë që pas shqetësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pati një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që hidhte poshtë pretendimet e tij, presupozohet që edhe vetë Policia e Shtetit të jetë subjekt nën hetim po aq sa QNOD-ja dhe vetë Ministria e Mbrojtjes.Organi i vetëm që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit është Prokuroria, jo Ministria e Brendëshme, aq më tepër po të kemi parasyshë që QNOD-ja ku është Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes!Një gjë është e qartë: ka mungesë të bashkëveprimit ndëroperacional midis dy ministrive, gjë që ka çuar në krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike!
Këtu duhet të investohet Prokuroria!

Në fakt duhej të ishte investuar që në çastin kur u bë publik shqetësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Por, meqenëse nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria se ka nisur qoftë edhe kryesisht hetimin e këtij skandali me pasoja kriminale, Ministri i Brendshëm mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!
Tags: AKTUALITET KRYESORET LAJME
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *