Ai la fushën e lojës në minutën e 28-të duke çaluar, pas një përplasjeje me një kundërshtar në mesfushë dhe, pas kryerjes së analizave të detajuara nga mjekët e skuadrës, u mësua se futbollisti ka këputje të ligamentit të jashtëm dhe të brendshëm të ‘ kyçit të djathtë të këmbës.
Në këtë mënyrë, 27-vjeçari nuk do të jetë në shërbim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, për ndeshjet e tetorit ndaj Spanjës dhe Italisë. Mesfushori i Fraiburgut ka mbyllur para kohe kualifikueset e Botërorit "Rusi 2018".

Post a Comment