Habiti jo pak të pranishmit që ndodheshin në sallë dhe sigurisht kjo video bëri xhiron e botës.Aktorja hollivudiane Nicole Kidman puthi kolegun, aktorin Alexander Skarsgard, në prani të bashkëshortit të saj Keith Urban.
Aktorja seksi u entaziazmua kur kolegu i saj Skarsgard fitoi çmimin “Emmy” mbrëmjen e së dielës. Kur ai po ngjitej në skenë, Nicole i dha një puthje në buzë. Ndërkohë, bashkëshorti i aktores qëndronte prapa tyre dhe pa të gjithë skenën.
Sigurisht që nuk i ka pëlqyer aspak. I pakënaqur nga veprimi i gruas së tij që bëri me një burrë tjetër, ai u filmua duke duartrokitur. Nicole Kidman dhe Keith Urban janë të martuar që prej vitit 2006.



Post a Comment