MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home TRAVEL VIDEO/ Pëllumbasi shtron gosti për të ftuar turistët

VIDEO/ Pëllumbasi shtron gosti për të ftuar turistët

REDAKSIA September 17, 2017 0

Në fshatin Pëllumbas të Tiranës të gjithë shkojnë për të vizituar shpellën e famshme prehistorike. Por banorët kanë menduar t’i joshin turistët edhe me gatimet e tyre tradicionale që përgatiten të gjithë nga prodhimet e zonës. Ata pritën sot qindra vizitorë. Mes thyre ishte edhe gazetarja Megi Fagu e kameramani Elis Braja.

Petulla, mjaltë, reçel, byrek dhe ajër i pastër e i freskët është menuja perfekte që ka ofruar mëngjesin e kësaj të shtune fshati Pëllumbas në Tirane.

Fshati kërkon që të mos njihet vetëm për shpellën e zezë, e bërë tashmë e famshme si Shpella e Pëllumbasit, por të joshë turistët edhe për kulinarinë. Ky panair ishte edhe hapja e siparit të projekteve për të promovuar vlerat e kësaj zone.

Dhe interesi ka qenë i madh sa edhe tavolinat duhej të prenotoheshin. Rezervimi ishte i nevojshëm të bëhej disa ditë më parë në mënyrë që të shijoje qetësisht një mëngjes që siç thonë vizitorët, mbante një aromë fshati.


“Ishte njësoj si dora e gjyshes”.

“Do kthehemi prapë”.

Kjo zonë për fat të keq vizitohet më së shumti nga turistët e huaj, por realizimi i të tilla veprimtarish ka në fokus afrimin e vendasve drejt fshatit që ndodhet vetëm 23 kilometra larg kryeqytetit.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që po shifja për herë të parë shumë fëmijë dhe kjo është gjë shumë pozitive. Një pjesë e prindërve janë tërhequr nga ideja që ata duhet të kalojnë më tepër kohë në natyrë”, thotë Brunilda Liçaj, eksperte turizmi.

Drejtuesi i Zyrës për zhvillimin e turizmit, Jonel Kristo na shpjegon se projekti ka në qendër ndihmën për banorët e zonës, prandaj dhe funskionon si një komunitet në bashkëpunim. Të gjitha produktet e konsumuara sot i janë kthyer si atribut ekonomik banorëve.

“Aktiviteti i sotëm ka sjellë një efekt ekonomik gjigand për komunitetin e fshatit dhe njerëzit nuk kanë shkuar ende në shpellë. Edhe kafshët që shikoni janë sipërmarrje të vogla. Për shembull Mikeli këtu ka një bujtinë të vogël dhe ka një fermë po ashtu të vogël për lepujt”.

Në kuadër të zhvillimit , projekti përfshin dhe përshtatjen e shtëpive në bujtina., në mënyrë që turistët të kenë mundësi të qëndrojnë në Pëllumbas, jo vetëm disa orë por edhe të kalojnë disa net aty.

Joneli na tregon se pjesë e këtij projekti janë 4 shtëpi deri më tani të cilat do të menaxhohen nga pronarët dhe do të shërbejnë si një përfitim ekonomik i shtuar. Më tej ai shpjegon edhe mënyrën si do të funksionojnë praktikisht këto bujtina.

“Një natë në bujtinë kushton gati 3 mijë lekë të reja deri në 5 mijë lekë të reja në varësi të shërbimeve që ti ke”./KLAN PLUS
Tags: KRYESORET LAJME LIFESTYLE TRAVEL
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *