Padyshim, lajmi i sotëm i largimit nga jeta të një prej gazetareve më të njohur në vend, njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother Albania, Adelajda Xhamani na ka prekur të gjithëve.Ama, ata që e vuajnë më shumë këtë ngjarje të hidhur janë familjarët dhe miqtë e ngushtë të së ndjerës. E një nga shoqet e saj më të ngushta, me të cilën e kemi parë shpesh bashkë, balerina e njohur Isida Mollaymeri ka shkruar pasditen e sotme një mesazh mjaft të ndjerë e prekës për Adelën.
Ja çfarë shkruan Isida:
“O zot të përgjërohem kujdesu për të! Ti gjithmonë thojë se unë jam e fortë… a do të mundesh të më falësh që sot jam përtokë? A do të më falësh që sot s’po duroj dot? A do mundem unë të të fal që ike nga kjo botë…”
“Shpirti po më qan e zemra po më pushon… një pjesë e imja nuk jeton më, një A e imja u shua. Adela ime, e bukura ime, sa vlerë ka të të them se do më mungosh shumë, kur jam e pazonja, e pafuqishme të të çoj nga ky krevat i shëmtuar, të të çoj që të të përkëdhel flokët e tu të bukur. Unë po të thërras e ti s’po më dëgjon… thaçka jote sot ka nevojë për ty, ka nevojë që ti të më kthesh përgjigje!”, – vazhdon më tej Isida.
“O Zot pre na e more… O Zot ma kthe!”, – e ka mbyllur mesazhin e saj balerina e njohur.


Post a Comment