MEDIA NEWS

  • Home
    • Version 1
    • Version 2
  • Megamenu
    • Travel
    • Lifestyle
    • Fashion
    • Beauty
  • Travel
    • Travel
  • Features
  • Blog
  • Download

Home LAJME Sa kushton një sekondë reklamë në Top Channel, Klan dhe Vizion Plus, zbulohen çmimet

Sa kushton një sekondë reklamë në Top Channel, Klan dhe Vizion Plus, zbulohen çmimet

REDAKSIA October 10, 2017 0

Jo pa qëllim tërheqja e audiencës dhe ruajtja e një pozicioni të fortë në treg kërkohet nga televizionet në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo sigurisht përkthehet në të ardhura më të mira në portofolin e tyre nga buxhetet e marketingut që dedikojnë bizneset. Për vitin 2017, televizionet duket se kanë bërë pak ndryshime në tarifat që aplikojnë për reklamat që transmetohen para programeve të caktuara, apo në mes të programit. Top Channel për janar-dhjetor 2017 ka vendosur të mbajë pak a shumë të njëjtat tarifa për publicitetin me dy përjashtime. Transmetimi i një reklame para ‘Procesit Sportiv’ është 1150 lekë/s më lirë sesa një vit më parë.

E njëjta situatë paraqitet edhe për “Top Show” me një ulje të tarifës para emisioni me 1150 lekë/sek, por edhe një ulje të tarifës në ndërprerjen e dytë gjatë emisionit me 785 lekë/sek. Për transmetimet para “The Voice of Albania” ka rritje me 400 lekë/sek më shumë kurse “Në shtëpinë tonë” me 200 lekë/sek. Ky i fundit ka shënuar rritje të tarifave edhe për ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit me 150 lekë për sekondë, duke arritur në 750 lekë/sekondë. Rekordin për tarifën më të kripur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërprerjeve të programit.



Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017 dhe 2016. Reklamimi para ‘Aldo Morning Show’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda. Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017, si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance with me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit. Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek, kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek, shkruan monitor.



Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera. Tarifat e saj për 2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar. Më shtrenjtë edhe këtu kushton argëtimi ku tarifa më e kripur është për emisionin ‘Dancing with the Stars’ me një vlerë 7700 lekë/sek, kurse ‘Al Pazar’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ aplikojnë një tarifë 6600 lekë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjeve.

Tags: AKTUALITET KRYESORET LAJME
Share:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments ( Atom )

About Author

I'm Susanna, I blog about travel.

This season, the American designer will showcase a series of historic objects from the New York museum's.

Stay Connected

Popular Posts

  • I lënë në harresë prej 9 vitesh, “Benz-i” i habit të gjithë pas kaq kohësh
  • Shkodër/ Kush është i riu që u vra nga xhaxhai i tij
  • FOTO/ Kylie Jenner shtatzënë?!
  • Martohet aktori i humorit "Xhoda", prezanton për herë të parë nusen
  • Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka
  • Sekuestrohen 16 “bisha luksoze”, kush ishin fierakët "trima" që kundërshtuan policinë
  • Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë
  • Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin
  • Këngëtarja largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë pas një mesazh ku sqaron çdo gjë
  • Gaz Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë ka rrëfyer aktori
Powered by Blogger.

Category

  • AKTUALITET
  • ALBANA OSMANI
  • ALMEDA ABAZI
  • BE
  • BOTA
  • CRISTIANO RONALDO
  • DEMI ROSE
  • DERBI
  • EDI RAMA
  • EDITORIAL
  • EMILY RATAJKOWSKI
  • ENCA
  • FUN
  • FUTBOLL
  • GOSSIP
  • HISTORI
  • INTER
  • KRYESORET
  • KURIOZITETE
  • LAJME
  • LIFESTYLE
  • LUANA VJOLLCA
  • MARINA FARA
  • MILAN
  • MOTI
  • SHOWBIZ
  • SOROS
  • SPORT
  • TE FUNDIT
  • TE ZGJEDHURA
  • TEKNOLOGJI
  • TRAVEL
  • VENDI
  • VIOLA SPIRO
  • VIRALE
  • XHENSILA MYRTEZAJ

Contact Form

Name

Email *

Message *