Ai njihet si aktori karizmatik dhe origjinal i Apartamentit 2XL. Por përveç këtyre Albano Bogdo dallon dhe për shakatë e tepruara që bën herë pas here .Jo dhe aq aktiv në rrjetet sociale, ai këtë herë ka guxuar me një tjetër shaka të tepruar.
Me anë të nje foto të postuar ne rrjetin social Instagram Albano lajmëroi "vdekjen" e tij. “Ndahet nga jeta Albano. Na la të gjithëve me pikëllim.”−shkruan aktori përbri fotos.
Kjo shaka e tepruar ka trembur fansat e tij që pyesin nëse lajmi është i vërtetë.
Por ka dhe ata si puna e Albanos të cilët e kanë marrë me humor lajmin e i janë përgjigjur me batutat më te spikatura të aktorit. Epo mesa duket ai e mori vëmendjen e kërkuar.

Post a Comment