Moderatori Arjan Çani deklaron se “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri janë vetëm katër. “Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta”, janë sipas Çanit “peshqit e mëdhenj”.“Të tjerët janë cironka për të cilët populli nuk pjerdh fare”, ka deklaruar Çani në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit.
Debati për “peshqit e mëdhenj” ka mbërthyer studiot televizive dhe mediat në vend pas deklaratës së bujshme të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se ka ardhur koha të kapet ‘peshku i madh’.
“Peshqit e mëdhenj nuk janë ministra dhe zëvendës ministra, sepse populli për këta nuk pjerdh fare. Nëse donaldi nuk e ka për një nga këta të katërt, atëherë këta të tjerët nuk janë peshq, janë cironka. Katër peshqit e mëdhenj, Rama, Berisha, Basha dhe Meta”, u shpreh Çani.

Post a Comment