Sot Ministria e Brendëshme ka shpërndarë në media një video didaktike ku tregohen dëmet që bëhen nga këto lëndë shpërthyese. Njëkohësisht me to është njoftuar po nga kjo ministri se “në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme. Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera shtetërore do të intensifikojnë kontrollet dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar rrezikun për sigurinë publike që buron nga përdorimi i mjeteve të rrezikshme”.
Për sa kohë që qeveria do të marrë këto vendime policia fton qytetarët dhe tregëtuesit e këtyre lëndëve plasëse, të ndërpresin importin magazinimin dhe tregëtimin e këtyre lëndëve madje ajo ka paralajmëruar edhe arrestimin e atyre qytetarëve që kapen me produkte të tilla.
Pas çmendurisë së vitëve me radhë, ndoshta këto kufizime, do të nxisin festime më të qeta të orës 00 të 31 dhjetorit që i shndërron qytetet tona në flakë e zjarr.

Post a Comment